back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportÇka po ndodh tek KF Drenica, nxehet Afrim Jashari:" Ose unë ose...

Çka po ndodh tek KF Drenica, nxehet Afrim Jashari:” Ose unë ose ata”

Të ngjajshme

Liderët evropianë theksojnë nevojën për t’i mbrojtur interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan,...

Rreth 90 zjarre të raportuara të shtunën, sot vetëm dy vatra aktive

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Kur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë...

Probleme për Barcelonën, Lewandowski mungon në ndeshjet e para të sezonit

Barcelona është në ankth për gjendjen fizike të sulmuesit...

Një polic lëndohet në përpjekje për të shuar zjarrin në Kamenicë

Një polic është lënduar gjatë përpjekjes për të shuar...

Drenica në shtatë ndeshjet e para të këtij edicioni ka arritur tre fitore, një barazim dhe tre humbje.

Ekipi nga Skënderaj drejtohet nga trajneri që njihet për punë strikte, Afrim Jashari.

Ky i fundit në ndeshjen e fundit ndaj Trepçës ’89 ku Drenica humbi me shifrat 3:2, ishte shumë i dëshpëruar me futbollistët e tij teksa pas humbjes, disa prej tyre i konsideroj si pa karakter.

Ai e paralajmëroi edhe largimin.

Drenica zë pozitën e dhjetë me shtatë pikë të tubuara.

Gazetaolle.com e ka realizuar një intervistë me Jasharin të cilën mund ta lexoni më poshtë.

Pas ndeshjes së fundit keni deklaruar se Drenica ka disa lojtarë pa karakter. Pse e keni dhatë këtë deklaratë?

Jashari: Atë që e flas i qëndroj prapa. Kur kam deklaruar se disa lojtarëve u mungon karakteri, jam nisur nga fakti që ju mungon shpirti luftarak në duele me rivalët në fushën e gjelbër dhe në situata të caktuara, sidomos në rastin e pranimit të golave.

Nëse e vesh një fanellë ajo së pari duhet të konsiderohet si e shenjtë, publiku në stadium duhet të jetë i shenjtë, bashkëlojtarët, donatorët dhe të gjithë ata që e përkrahin klubin. Duket se dikush nuk mendon kështu. Ai që nuk i posedon këto veti në klubin e Drenicës nuk do të jetë me ne, ose unë nuk do të jem me ta. Duhet gjetur një zgjidhje. Jemi duke biseduar me lojtarët çdo ditë, të shohim efektin.

Keni paralajmëruar largimin. Çka ndodhi?

Jashari: Nëse vërtet nuk shoh gjëra pozitive dhe qasje serioze deri në maksimum, normalisht edhe nëse mungojnë rezultatet, do të largohem për të mirën e klubit. Në Kosovë është i pari që largohet trajneri, pavarësisht të gjithave.

Sa jeni te kënaqur me rezultatet e deritashme të Drenicës?

Jashari: Mendoj se e kemi filluar kampionatin shumë mirë. Duhet thënë se lëndimi qysh në xhiron e dytë i sulmuesve kryesor Hysen Tahiri e Altin Mërlaku, na ka krijuar telashe të mëdha sepse detyrimisht e ndryshoj sistemin e lojës tonë ofanzive. Ky transformim ndikoi negativisht dhe pësuam rezultate negative, disa humbje të papritura nga ekipe të forta. Kemi patur edhe kthesa në rezultate dhe në përgjithësi mund të them se kemi mundur t’i kishim edhe 3-4 pikë më shumë, nëse e marrim në tërësi të gjithë rrjedhën e kampionatit. Duke e patur parasysh se Drenica ka pësuar ndryshime të mëdha në klub, dhjetë pikë janë të çmueshme duke e ditur faktin se ekipet e Superligës kanë bërë përforcime. Jemi të kënaqur deri diku, por të vetëdijshëm se na pret një punë shumë e madhe.

Çka synoni me Drenicën në ketë edicion?

Jashari: Synimi kryesor varet nga përfundimi i stinorit vjeshtor, gjendjen shëndetësore të lojtarëve dhe gjendjen financiare të klubit. Presim organizim të tifo-grupeve ‘Shqiponjat e Zeza dhe ‘Ultras Problemat’. Synimi kryesor mbetet inkuadrimi në mesin e pesë ekipeve më të mira në Superligë dhe Kupa e Kosovës.

 

- Advertisement -

Të Fundit