back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëÇka ju shkruajtën trashëgimtarëve të tyre Clinton dhe Bush para inaugurimit? (FOTO)

Çka ju shkruajtën trashëgimtarëve të tyre Clinton dhe Bush para inaugurimit? (FOTO)

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Për herë të parë janë publikuar letrat që ish presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe George W. Bush, i kanë dërguar pasardhësve të tyre.

Në letrat që ai së pari njoftoi ABC News mund të gjenden fjalët e përkrahjes.

“Do të keni momente të vështira. Do t’ju kritikojnë . ‘Miqët’ e juaj do t’ju zhgënjejnë”, shkroi Bush për pasuesin e tij, Barack Obama, më 20 janar 2009.

“Por do të keni gjithmonë me vete Perëndinë e plotfuqishëm, familjen që ju do, vendin që ju udhëhiqni, duke më përfshirë edhe mua. Pa marrë parasysh se çfarë do të vijë, do të jeni i frymëzuar nga njerëzit që i udhëheqni”, shkroi Bush.

Bill Clinton, në letrën për George Bush, në vitin 2001, i tha Bush që ai do të udhëhiqte “një popull krenar, të ndershëm dhe të mirë”.

“Nga kjo ditë ju jeni Presidenti i të gjithë neve. Unë ju përshëndes dhe ju uroj suksese dhe fat të mirë “, shkruante Clinton.

Letrat janë botuar me lejen e bibliotekës presidenciale, si pjesë e një traditë të gjatë që përfshin letrën dërguar nga Ronald Reagan për Bush Senior, shkruan ABC News, raporton Gazeta Express.

Inaugurimi i Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillohet sot, kur ai zyrtarisht do të bëhet Presidenti i 45 i këtij vendi./GazetaExpress/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz