back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeÇka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Të ngjajshme

BE dënon sulmin izraelit në Katar, pritet fjalimi i Von der Leyen

Nëse ka një krizë tmerrësisht përçarëse në Europë, është...

Ronaldo s’kishte fanellë për Szoboszlain, ia premtoi për muajin e ardhshëm

Nuk ishte nata e tij. Dominik Szoboszlai ia dhuroi...

Qalaj-PDK: S’do të ketë Qeveri Kurti 3, do të ketë zgjedhje të parakohshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e...

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një market në Podujevë

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se...

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022:

– Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla – P38, ora 9:00)

– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

– Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

– UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Ioëa-s, me University of Northern Ioëa dhe University of Ioëa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Ëomen. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 – mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz