Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditCivilët beduinë evakuohen nga Suweida e Sirisë pas përplasjeve me druzët

Civilët beduinë evakuohen nga Suweida e Sirisë pas përplasjeve me druzët

Të ngjajshme

Qindra civilë beduinë janë evakuuar të hënën nga qyteti me shumicë druze i Suweidës në jug të Sirisë nga autoritetet siriane, si pjesë e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të që synon t’i japë fund luftimeve që kanë lënë qindra të vdekur, raporton Reuters.

Pamje të publikuara në media shfaqin ambulanca, kamionë dhe autobusë duke transportuar qindra civilë beduinë – përfshirë gra, fëmijë dhe të plagosur – jashtë qytetit të Suweidës drejt kampeve të zhvendosurve në afërsi. Ndërsa, agjencia shtetërore siriane e lajmeve ka bërë të ditur se pritet evakuuimi i gjithsej 1,500 beduinve nga qyteti i Suweidës.

Në anën tjetër, sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 93,000 persona janë shpërngulur nga luftimet – shumica brenda provincës së Suweidës, e disa drejt provincës Dara’a në perëndim ose në veri dhe drejt zonave rurale përreth Damaskut.

Kujtojmë se druzet janë një pakicë e vogël, por me ndikim në Siri, Izrael dhe Liban, të cilët ndjekin një fe që është një degë e një rryme të Islamit. Megjithatë, disa myslimanë sunitë ultrakonservatorë e konsiderojnë fenë druzi si heretike.

Luftimet mes grupeve nisën një javë më parë me përplasje midis luftëtarëve beduinë dhe atyre druzi. Damasku dërgoi trupa për të shuar dhunën, por u përfshinë në konflikt duke u akuzuar për shkelje të rënda ndaj komunitetit druzi.

- Advertisement -

Të Fundit