City mposht Arsenalin në derbin që mund të vendosë kampionin
dp

Lexo edheAksion fantastik, Benfica fitoi derbin ndaj Sportingut në fund dhe futet në garë për titull

Ndeshja nisi me ritëm të lartë ku Rayan Cherki kaloi vendasit në epërsi që në minutën e 16-të pas një aksioni individual, por gëzimi i “Citizens” zgjati pak pasi Kai Havertz barazoi shifrat vetëm dy minuta më vonë, duke përfituar nga një gabim i rëndë i portierit Donnarumma.
Pjesa e dytë ishte një betejë e vërtetë me shtylla nga të dyja palët, por njeriu i momenteve të mëdha, Erling Haaland, u shfaq në skenë në minutën e 65-të për të shënuar golin e fitores pas një goditjeje të saktë brenda zonës.
Me këtë rezultat, City ngjitet në pozitën e 67 pikëve me një ndeshje më pak të zhvilluar, duke u afruar në vetëm tri pikë larg Arsenalit lider dhe duke marrë në dorë fatin e sezonit në këtë fazë kritike.

Lexo edheAksion fantastik, Benfica fitoi derbin ndaj Sportingut në fund dhe futet në garë për titull