BallinaSportCity mendon për pasardhësin? Guardiola do të vendosë pas finales me Arsenalin

City mendon për pasardhësin? Guardiola do të vendosë pas finales me Arsenalin

Të ngjajshme

Pyetjet rreth të ardhmes së Pep Guardiola te Manchester City po shtohen gjithnjë e më shumë, pasi skuadra e tij u eliminua nga UEFA Champions League për herë të katërt në pesë vitet e fundit nga Real Madrid të martën. Trajneri katalanas siguroi se ka motivimin për të vazhduar edhe vitin e fundit të kontratës, por duket se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Guardiola u shfaq i irrituar pasi kartoni i kuq i Bernardo Silva praktikisht i dha fund shanseve të skuadrës së tij për kualifikim që në minutën e 20-të në “Etihad”. Pas ndeshjes, gjatë konferencës për media, ai u pyet nga televizioni spanjoll nëse kishte ende energji për të vazhduar si trajner i Manchester Cityt sezonin e ardhshëm. “Po, shumë energji,” u përgjigj shkurt ai, para se të largohej, sipas Diario AS.

Sipas raportimeve të Daily Mail, të cituara nga Sport, Guardiola do ta shqyrtojë të ardhmen e tij javën e ardhshme, pas finales së Kupës së Ligës kundër Arsenal këtë fundjavë. Më pas, ai pritet të informojë drejtorin sportiv Hugo Viana, i cili tashmë ka nisur të shqyrtojë alternativa të mundshme, përfshirë Enzo Maresca. Kjo është diçka që Guardiola e miraton, duke e konsideruar pozitive që klubi të ketë një plan rezervë.

Pavarësisht presionit në rritje pas një tjetër eliminimi nga Champions League, biografi i Guardiolës, Marti Perarnau, deklaroi për Cadena SER para ndeshjes se pret që ai ta përmbushë kontratën edhe sezonin e ardhshëm. Megjithatë, ai pranoi se kjo bazohet më shumë në intuitë sesa në informacion konkret, duke konfirmuar se ende nuk është marrë një vendim dhe se trajneri vazhdon të ketë intensitetin dhe motivimin e zakonshëm.

Ndërkohë, raportimet nga Anglia sugjerojnë se ka ditë kur kjo është e vërtetë, por edhe ditë kur 55-vjeçari ka nivele më të ulëta energjie. Guardiola është tashmë në sezonin e tij të 10-të te Manchester City dhe ka pasur në dispozicion të gjitha resurset që ka kërkuar, por para se të merrte drejtimin e klubit anglez, ai kishte shprehur bindjen se një trajner zakonisht ka një cikël prej tre deri në katër vitesh në një klub.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz