Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të Dërguaren e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, baroneshën Karen Pierce.
Takimi u vlerësua si një mundësi e mirë për të thelluar diskutimet rreth forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit diplomatik, si dhe industrisë kreative, transmeton lajmi.net
Gjatë bisedës, u trajtuan edhe pritshmëritë në lidhje me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Londër në tetor të këtij viti. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të Kosovës në këtë platformë rajonale, duke e parë atë si një mundësi për integrim më të ngushtë me vendet e BE-së dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal.
“Mbretëria e Bashkuar mbetet një ndër aleatët më të fuqishëm të Republikës së Kosovës. Shpreha mirënjohjen time ndaj baroneshës Pierce për partneritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme që vendi i saj i jep shtetit tonë,” deklaroi Kurti pas takimit.
Postimi i plotë: