BallinaLajmeÇitaku: Marrëveshja e Washingtonit s’është hajgare, nuk komunikohet me Amerikën me deklarata...

Çitaku: Marrëveshja e Washingtonit s’është hajgare, nuk komunikohet me Amerikën me deklarata e postime

Të ngjajshme

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Rreth 150 vullnetarë iu bashkuan aksionit, ndërsa 15–20 persona...

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë Kurti se Marrëveshja e Washingtonit nuk ka vlerë juridike dhe si e tillë s’mund të futet në planet e Qeverisë.

Çitaku thotë se ajo zotimet e bëra në Washington nuk janë hajgare dhe lojë fëmijësh.

“Për të satën herë: Marrëveshja e Washingtonit, apo zotimet e Washingtonit, apo si të doni quani, nuk janë hajgare e lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku.

Ajo thotë se me aleatët e në veçanti SHBA-të, nuk komunikohet përmes deklaratave dhe rrjeteve sociale.

“Me aleatët, e posaçërisht me SHBA-të, një qeveri serioze nuk komunikon përmes deklaratave dhe postimeve në rrjetet sociale. Qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike”, ka shtuar Çitaku.

Derisa ka kujtuar se në rast se Qeveria Kurti kanë pasur pakënaqësi, kanë mundur t’ia thonë Matthew Palmer-it gjatë kohës sa ky i fundit ishte në Prishtinë.

“Para pak ditësh ishte në Kosovë i deleguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Jam e bindur se në takimet të cilat janë zhvilluar ka pasur mundësi që të trajtohen këto shqetësime.

Pastaj, se Administrata e Presidentit Biden qëndron fuqishëm pas marrëveshjes së 4 Shtatorit e ka bërë të ditur publikisht Sekretari i Shtetit Blinken.

Me shumë dashamirësi,

Vlora”, ka përfunduar Çitaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz