Çitaku: Kurti tha “Qeverinë e bëj vetë, Kuvendin e bëj vetë, hajde ta bëjmë presidentin”
dp

Lexo edheHaradinaj: Jam i gatshëm të pranojë që të kandidohem nga opozita për president, jo në marrëveshje me VV-në

Sipas saj, PDK-ja nuk ka shkuar në takim për të negociuar poste, por për të diskutuar parimet se si do të dukej Kosova në katër vitet e ardhshme.
“Është tmerruese se si synohet të reduktohet çështja e zgjedhjes së presidentit në një vend pune. Ne nuk po shkojmë për të negociuar për ta bërë dikë president. Kjo do të ishte reduktim deri në banalitet i zyrës së presidentit dhe i funksionimit demokratik. Ne nuk kemi shkuar në takim për të diskutuar për një vend pune, por për parimet, se si do të duket Kosova në katër vitet e ardhshme”, është shprehur Çitaku.
Ajo ka bërë të ditur se takimi që kishte Bedri Hamza me Albin Kurtin, nuk solli asnjë zhvillim të ri mes palëve.

Lexo edheHaradinaj: Jam i gatshëm të pranojë që të kandidohem nga opozita për president, jo në marrëveshje me VV-në
“Nuk ka pasur asnjë lloj hapësire për të diskutuar. Do të doja të kisha diçka ekskluzive, substanciale e domethënëse për të shpalosur, por nuk ka. Ka qenë një deja vu i takimeve të mëhershme, madje mund të them se ka pasur edhe kthim prapa në atë që mund të quhej ofertë. U tha: ‘Qeverinë e bëj vetë, Kuvendin e bëj vetë, po hajde ta bëjmë presidentin’”, deklaroi Çitaku në Rubikon.