Këngëtarja kosovare heq dorë nga muzika për t’u bërë shofere e autobusit
BILLI

Lexo edheBMW-ja që u tërhoq nga qarkullimi në Gjermani, tash shitet në Kosovë me çmim ‘marramendës’

Antigona Bajrami është emër i njohur i skenës muzikore, e dëshmuar shumë herë për potencen e saj vokale dhe ëmbëlsinë me të cilen e interpreton çdo këngë.
Antigona Bajrami është nga Peja, por e rritur në Gjermani. Ani pse është rritur larg vendlindjes, Bajrami gjithmonë e ka dashur muzikën shqipe, që e kultivon me shumë dashuri.
Ndonëse e sukseshme, këngëtarja muzikën thotë se e ka vetëm hobi, pasi punon edhe si infermiere dhe shofere autobusi, shkruan “Kosovarja”.

Duket e pa besueshme, por është e vërtet që këngtarja bukuroshe të jetë shofere autobusi. E, megjjthatë, Antigona e bënë me shumë pasion e përkushtim edhe këtë punë.

Lexo edheBMW-ja që u tërhoq nga qarkullimi në Gjermani, tash shitet në Kosovë me çmim ‘marramendës’

Ndryshe, Bajrami, së shpejti vjen me tri këngë të reja të punuara nga Fatmir Muja, Adrian Kastrati, Kreshnik Ibrahimi, Rrahman Kryeziu e Ejup Shabani.

Këngët e reja, e mirënjohura e skenës sonë i ka kënduar në projektet e vitit të ri të produksionit “Libonia”, e që së shpejti do të jenë në dispozicion të publikut.