back to top
Thursday, February 26, 2026
BallinaSportChelsea regjistron humbjen më të madhe financiare në historinë e futbollit anglez

Chelsea regjistron humbjen më të madhe financiare në historinë e futbollit anglez

Të ngjajshme

E pranon Laporta: Marrëdhënia ime me Messin nuk është si më parë

Joan Laporta ka folur hapur për marrëdhënien e tij...

Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë

Dy alpinistë kanë vdekur pasi u goditën nga një...

Samsung Galaxy S26 Ultra me ekran privat që mbron sytë kureshtarë

Rreziku i atyre që shikojnë ekranin tuaj nga krahu...

Chelsea ka publikuar shifra rekord negative për sezonin 2024/25. Sipas raportit të UEFA, klubi londinez ka regjistruar një deficit para taksave prej 355 milionë paundësh, shifra më e lartë ndonjëherë në historinë e futbollit anglez.

Kjo humbje renditet e dyta në Evropë, pas FC Barcelona, që kishte raportuar 484 milionë paund humbje në sezonin 2020/21.

Raporti zbulon se të ardhurat e Chelseat për sezonin në fjalë ishin 511 milionë paund, dukshëm më pak se rivalët e Premier League. Manchester City kryesoi me 746 milionë paund, ndërsa Liverpool regjistroi 744 milionë paund.

Edhe në shitjen e biletave, Chelsea mbeti 28 milionë paund prapa Liverpoolit dhe mesatarisht fitoi 1.2 milionë paund më pak për ndeshje në krahasim me skuadrën e drejtuar nga Arne Slot.

Megjithatë, klubi londinez ishte i gjashti në Evropë për shpenzime në paga, me 388 milionë paund të paguara për lojtarët gjatë sezonit 2024/25. Sipas UEFA-s, skuadra e drejtuar në atë kohë nga Enzo Maresca është më e shtrenjta e ndërtuar ndonjëherë në historinë e futbollit, me 1.52 miliardë paund të investuara në përbërje.

Burime pranë “Stamford Bridge” kanë deklaruar për BBC se klubi mbetet i bindur se do të respektojë rregullat e “fair play”-it financiar të UEFA-s, pavarësisht shifrave alarmante. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz