Talenti i Kombëtares së Kosovës, Bersdatn Celina, vazhdon me gola në Angli në fanellën e Swanseas.
Futbollisti nga Prizreni ka shënuar gol në fitoren që skuadra e tij e arriti ndaj Blackburnit me shifrat 3:1 në Championship.
Celina e shënoi golin e tretë në ndeshje në minutën e 85-të.
Ai realizoi me parabolë, një gol që i përngjan atyre të Leo Messit.
Celina edhe pse po kalon formë të mirë, nuk ishte ftuar nga trajneri Bernard Challandes për dy ndeshjet e fundit të Kosovës ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve./Periskopi/