BallinaSportChallandes: Si fillim jam i kënaqur, kemi punuar shumë në mbrojtje

Challandes: Si fillim jam i kënaqur, kemi punuar shumë në mbrojtje

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur i kënaqur me performancen skuadrës së tij në fitoren minimale ndaj Madagaskarit në një ndeshje miqësore në Francë.

Challandes, i cili e mori drejtimin e ekipit kombëtar të Kosovës në fillim të këtij muaji, tregoi se deri tani ka punuar për ta përmirësuar mbrojtën dhe se në këtë ndeshje puna e tij është shpaguar, transmeton Express.

“Jam shumë i kënaqur për fillim. Ajo që kemi punuar gjatë javës ka qenë mbrojtja. Kam punuar shumë sepse në të kaluarën [Kosova] kanë marrë shumë gola. Prandaj puna ime është shpaguar,” ka thënë Challandes për SuperSport.

Kosova fitoi falë debutuesit tjetër në këtë ndeshje, Edon Zhegrovës, i cili shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 48-të.

Kombëtarja do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore këtë muaj, atë kundër Burkina Fasos më 27 mars.

Ndërkohë, Challendes thotë të jetë i kënaqur në përgjithësi me paraqitjen e djelmoshave të tij, por jo edhe me disa momente kur ka humbur përqendrimi.

“Jam shumë i kënaqur me ekipin, të gjithë djemtë kanë luftuar dhe kanë qenë kompakt. Kjo është cka kam pritur për këtë ndeshej. Madagaskar ekip shumë i mirë prandaj të qëndrojmë të koncentruar. Jam i pakënaqur në disa momente kur kemi humbur disa topa sepse kemi humbur edhe përqendrimin, por e jona është të punojmë”, ka shtuar ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz