BallinaLajmeÇfarë raportoi ministri i Arsimit para Komisionit për Arsim

Çfarë raportoi ministri i Arsimit para Komisionit për Arsim

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, të udhëhequr nga Ismajl Kurteshi, kryetar, ishte i ftuar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, për të raportuar lidhur me programin legjislativ dhe prioritet e ministrisë që ai drejton.

Ministri Bytyçi prezantoi në mënyrë të përgjithshme prioritetet dhe planet në këtë ministri. Gjatë prezantimit, ai paraqiti objektivat, sipas fushave, siç janë: reformat në arsimin e lartë, transformimin e arsimit parashkollor, bazuar në programet e punës së institucioneve në vendet e zhvilluara, avancimin dhe adaptimin e modeleve të punës në arsimin parauniversitar, avancimin e stafit akademik në arsimin e lartë etj.

Ministri Bytyqi prezantoi edhe planin legjislativ për periudhën e mbetur të vitit 2017, duke bërë të ditur se ministria që ai drejton i ka vlerësuar si prioritare tri projektligje: Projektligjin për inovacion dhe transfer të dijes dhe teknologjisë, Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të MASHT-it dhe SPARK-ut, si dhe Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Në vijim, Bytyqi prezantoi edhe planin legjislativ për vitin 2018, i cili, sipas tij, ndër të tjera përfshin: Projektligjin për arsimin e lartë, Projektligjin për tekstet dhe mjetet shkollore, lekturë shkollore, Projektligjin për edukimin parashkollor – edukimin në fëmijërinë e hershme prej 0-6vjeç, Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve 1990/99, Projektligjin për arsimin dhe aftësimin profesional etj.

Anëtarët e komisionit, nga ana e tyre, ngritjen një varg çështjesh dhe problematikash në fushën e arsimit dhe shtruan pyetje lidhur me nivelin e përgatitjes së kurrikulave, vlerësimit të testit të maturës, për reformat që do të ndërmerren në arsim, ndërtimin e objekteve parashkollore dhe shkollore etj.

Ministri Bytyqi u përgjigj pyetjet e anëtarëve të komisionit dhe dha sqarimet përkatëse në çështjet e ngritura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz