back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaShqiptareÇfarë po ndodhë? ShBA kërkon nga Shqipëria t’i dëboj diplomatët rusë

Çfarë po ndodhë? ShBA kërkon nga Shqipëria t’i dëboj diplomatët rusë

Të ngjajshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Shqipërisë, që edhe ajo të reagojë nën një zë me Perëndimin, pas përplasjes më të fundit mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë pas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe.

Shtetet e Bashkuara urdhëruan gjithashtu mbylljen e Konsullatës ruse në Seattle, sipas agjencisë “Reuters”. Në SHBA, 48 diplomatë rusë thuhet se strehohen në Ambasadën e Federatës Ruse, ndërsa të tjerët janë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Gjermania dhe Franca kanë njoftuar gjithashtu se do të përjashtojnë nga 4 diplomatë rusë respektivisht. Edhe vende të tjera europiane, 14 në total, kanë ndjekur trendin.

BE-ja ra dakord javën e kaluar se me të gjitha gjasat, Rusia fshihej pas helmimit të ish-spiunit dhe vajzës së tij në tokën britanike. Rusia mohon rolin në sulmin e ndodhur në Salisbury.

Britania e Madhe dëboi 23 diplomatë rusë javën e shkuar, ndërsa të hënën, ambasadorët rusë janë thirrur për të dhënë shpjegime në disa ministri të Jashtme europiane, në mesin e raporteve për dëbime të mundshme diplomatësh. /Top Channel/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz