BallinaRegjionaleÇfarë po ndodh me tenderin për sigurimin e Komunës së Skenderajt?

Çfarë po ndodh me tenderin për sigurimin e Komunës së Skenderajt?

Të ngjajshme

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait kanë filluar gradualisht...

Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligë

Almir Kryeziu është zgjedhur “Ylli i Javës” i xhiros...

Rama: 50% e shkollave në Prishtinë kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

Përplasjet publike në mes të Sami Lushtakut të PDK-së dhe Bekim Jasharit, kryetar i Skenderajt tash po reflektohen edhe në tenderë të kësaj komune, shkruan Insajderi.com

Skenderaj me tenderin për sigurimin fizik të objektit ka vendosur që tash të shpërblejë kompaninë “Rojet e Nderit”, pronë e Kushtrim Krasniqit dhe jo konzorciumin pjesë e të cilit ishte edhe kompania “Security Code”, që fillimisht si pronar i kësaj kompanie ishin Milazim Lushtaku, djali i vëllait të Sami Lushtakut, dhe Esat Tahiri, ish-truprojë e tij.

Aktualisht në regjistrin e biznesit pronarë të kompanisë figurojnë dy veta tjerë: Ukshin Lushtaku, vëllai i Samiut dhe Valdrin Tahiri, djali i Esat Tahirit.

Në një vendim të çuditshëm të fundit Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka vendosur që ankesat e kompanive, përfshirë këtu edhe ‘Security Code”, kundër komunës që drejtohet nga Bekim Jashari janë pjesërisht të bazuara, por në të njëjtën kohë ka vërtetuar vendimin e komunës së Skenderajt që tenderin t’ia japë kompanisë “Rojet e Nderit”.

Rëndom tenderin për sigurimin fizik të kësaj komune e ka pasur kompania “Security Code”. Kjo kompani ka fituar një tender për sigurimin fizik të objekteve të komunës së Skenderajt në vitin 2011, një të tillë në vitin 2013 dhe të fundit në vitin 2015, sipas njoftimeve të gjetura në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

“Aprovohen pjesërisht si të bazuara ankesat e operatorëve ekonomik “Security Code” — Prishtinë dhe OE “Imperial Security Shpk & Drita Security Shpk” kundër njoftimit për dhënie te kontratës”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Por, po ashtu në vendimin e Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk specifikohet nëse tenderi duhet të anulohet apo jo. Aty theksohet vetëm se Autoriteti Kontraktues – Komuna e Skenderajt, duhet të informojë brenda dhjetë ditësh OSHP-në lidhur me veprimet që do t’i ndërmerr rreth kontratës.

“Autoriteti Kontraktues në afat prej 10 ditësh duhet ta informoj me shkrim Panelin Shqyrtues për te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me ketë aktivitet te prokurimit”, thuhet në vendim, raporton Insajderi.

Në tenderin e fundit ku OSHP-ja i jep të drejtë edhe komunës, por edhe pjesërisht kompanive që u ankuan, zhvillohet një përplasje për një çështje esenciale: kompania e shpërblyer me tender nga komuna e drejtuar nga Bekim Jasharit ka planifikuar që për shujtë ushqimi për punëtorët e kompanisë “Rojet e Nderit”, të shpenzoi vetëm nga 2 euro në muaj.

Dy kompanitë që janë ankuar: “Security Code” dhe “Imperial Security Shpk & Drita Security Shpk”, pretendojnë se kompania “Rojet e Nderit” nuk ka respektuar disa obligime kontraktuale për të cilat detyrohet me ligj.

Ato pretendojnë se kompania fituese e tenderit nuk ka respektuar Ligjin e Punës, për pagesat e shtesave të punëtorëve, si dhe pagesat për ndërrimin e dytë, të tretë dhe shujtën e ushqimit.

Gjate prezantimit ne seancën e OSHP-së, përfaqësuesi i kompanisë “Security Code” deklaroi se kompania e cila është shpallur fituese e tenderit për “Sigurimin Fizik të Objekteve të Komunës së Skenderajt” ka bërë shkelje kur ka vendosur që shujta mujore për ushqimin e punëtorëve të jetë vetëm 2 euro në muaj.

“E kemi lexuar ekspertizën e ekspertit shqyrtues, nuk jemi pajtuar me mendimin e tij që të vazhdoj AK me procedurë — nënshkrim të kontratës me Operatorin Ekonomik fitues ‘Rojet e Nderit’”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë “Security Code”, gjatë seancës së mbajtur më 15 shkurt.

Në këtë seancë, përfaqësuesi i “Security Code” ka thënë se shujta prej 2 euro në muaj për punëtorë, është totalisht e papranueshme. Ka ilustruar një shembull me jogurt dhe byrek.

“Eksperti shqyrtues me qëllim apo pa qellim, është munduar të arsyetoj se gjoja OE [Operatori Kontraktues, v.j] fitues e ka të rregulluar shujtën përmes kuzhinës apo restorantit, duke na lenë të nënkuptojmë se shpenzimet e OE fitues për një muaj për një punëtor janë zero ose ne total 2 euro”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë së vëllait të Sami Lushtakut. “Sa për ilustrim një byrek me një jogurt: kushton 0.80€ dhe nuk kuptoj me 0.05€ çfarë ushqimi mund të blihet”.

E kundërpërgjigja e përfaqësuesit të kompanisë fituese të tenderit “Rojet e Nderit” lidhur me shujtën e punëtorëve, ka qenë se “sipas ligjit tek ne punëtoret punojnë 16 ditë ne muaj, ose 147 orë, dhe me këtë e mbulon çmimin e dhënë të Operatorin Ekonomik”.

Po ashtu, kompania “Rojet e Nderit” thotë se ka një restorant të ushqimit ku mund t’i ofrojë ushqim punëtorëve të vet.

E Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka thënë se kompania “Rojet e Nderit” ka dorëzuar ofertë konform kërkesave të parashtruara nga Komuna e Skenderajt në njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, ani pse thotë se në këtë dhënie të kontratës ka gjetur disa shkelje. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz