Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur pesë pozita të punës, ku kërkohen mësimdhënës të rinjë, transmeton Drenica Press.
Siç mësin portali Drenica Press, konkursi është hapur nga data 24.02.2018 dhe do të mbetet i hapur deri më 10.03.2018.
Lidhur me pozitat e punës Drenica Press ju sjellë më poshtë informacionet e plota nga Drejtoria e Arsimit në Skenderaj./DRENICA PRESS/

Kushtet: Për të gjitha vendet e punës, në të tri nivelet (shkolla fillore, shkolla të mesme të ulëta dhe shkolla të mesme të larta ) kandidatët duhet
t’a kenë të kryer fakultetin – drejtimi përkatës sipas Normativit 06/2015, ndërsa në mungesë të kuadrit të kualifikuar vijnë kandidatët e tjerë, të
drejtimeve të përafërta, që i plotësojnë kushtet më së miri.
Zgjedhja e kandidatëve për mësimdhënës do të bëhet në bazë të nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L032,
UA 06/2015 si dhe në bazë të rezultateve të panel-intervistës, me shkrim dhe me gojë.
Testi me shkrim, për të gjithë kandidatët e konkursit do të mbahet më 13 mars 2018, prej orës 1400 në Qendrën e Kompetencës.
Për Intervistën me gojë do të ftohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë, sipas nenit 4 të UA 17/2009. Emrat e kandidatëve dhe orari i intervistës
do të publikohen në webfaqen e Komunës së Skenderajt https://kk.rks-gov.net/skenderaj/Shpalljet/Konkurset.aspx
Për konkurrim, kandidatët duhet të plotësojnë dokumentacionin :
Diploma dhe një kopje e vërtetuar e diplomës;
Kopja e letërnjoftimit;
Vërtetimin për punë nga gjykata;
Certifikatën e gjendjes shëndetësore (në rast se pranoheni );
Certifikatë trajnimi – nëse keni ;
Përvoja e punës – nëse keni ;
Referencën e punës – ata që kanë përvojë pune;
Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr. 1;
Kandidatët mund të konkurrojnë më së shumti në dy shkolla;
Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHT.
Fillimi i punës për vendet e lartcekura, nuk do të jetë domosdoshmërisht më datë 20.03.2018, por varësisht nga vendi i punës në shkollë (datës
së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.).
Dokumentet e pakompletuara si dhe ato pas afatit, nuk merren në shqyrtim.
Rezultatet e konkursit do të shpallen në webfaqe të Komunës së Skenderajt me datë 19.03.2018.
Dokumentacioni nuk kthehet.
Afati i konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në webfaqen zyrtare të Komunës së Skenderajt, nga
24.02.2018 deri 10.03.2018.
Drejtoria Komunale e Arsimit
Skenderaj