S’ka minuta për Edon Zhegrovën, është lënë në stol për ndeshjen që Baseli e zhvilloi me skuadrën e Thun.
Talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, vazhdon të mos ketë shumë minutat e dëshiruar në Superligën e Zvicrës, raporton Gazeta Express.
Zhegrova debutoi ditë më parë kundër Xamax, duke u inkuadruar në pjesën e dytë dhe bëri paraqitje tejet pozitive, por jo sa për ta bindur trajneri, Marcel Koller, se është gati për të qenë titullar.
Jo vetëm që nuk ishte titullar, por Zhegrova nuk pati minuta as në pjesën e dytë në fitoren 3-1 ndaj Thun, ani pse para ndeshjes besonte se do të ketë më shumë pas paraqitjes ndaj Xamax.
Ai qëndroi për 90 minuta në stol në fitoren e radhës të Baselit.
Nga minuta e parë për Baselin luajtën dy shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, ky i fundit edhe shënoi gol.
Siç duket Koller dëshiron t’i japë mesazh 19-vjeçarit se duhet punë dhe sakrificë e madhe për të zbritur më shpesh në fushë. /Gazeta Express/