back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleÇfarë po ndodh me këtë hero të madh të Drenicës, i këndohen...

Çfarë po ndodh me këtë hero të madh të Drenicës, i këndohen këngë për trimëri, por ku janë eshtrat dhe varri i tij (FOTO)

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Jo më shumë se tri kilometra nga kulla, në Tërnafc, në një perimetër prej rreth 15 ari ndodhen mbetjet mortore të heroit Ahmet Delia, i cili me djalin e tij Murselin më 25 dhjetor 1912 kishin vrarë me sakica tetë xhandarë të Serbisë që kishin hyrë në një shtëpi në Prekaz, në të cilën ndodheshin vetëm gra. As familja e Ahmet Delisë e as institucionet nuk kanë gjurmuar për t’i gjetur eshtrat që pushojnë jo fort larg kullës, shkruan Gazeta “Zëri”, në edicionin special të Vitit të Ri 2018!

Janë të paktë, e ndoshta edhe nuk ka hiç rast në Kosovë që një heroi t’i ngrihen përmendore e t’i thuren këngë për heroizmin e tij e të mos i dihet varri.

Ahmet Delia, nga Prekazi, i cili ndër shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë, por edhe të trojeve të tjera shqiptare njihet për heroizmin e tij të madh, në kohën kur xhandarët serbë hynin lirshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve për të plaçkitur, për të torturuar e për të përdhunuar nuk ka varr.

Por eshtrat e Ahmet Delisë dihet se ku prehen, hiç më larg se tri kilometra nga kulla e tij në Tërnafc.

Por as para luftës së fundit e as pas luftës për të gjurmuar për mbetjet mortore të Ahmet Delisë nuk janë përkujdesur as familja e tij e as institucionet e shtetit të Kosovës, shkruan tutje “Zëri”.

Tërnafci: Dihet saktë ku janë eshtrat e Ahmet Delisë

Disa nga banorët e Tërnafcit, një fshat fqinj me Prekazin, kanë thënë se dihet qëmoti ku ndodhen eshtrat e heroit Ahmet Delia.

Sipas tyre, trupi i Ahmet Delisë është varrosur në fshehtësi në Tërnafc, skaj një rruge, e cila tanimë nuk ekziston.

Terreni ka ndryshuar shumë, rreth atij vendi janë ndërtuar shtëpi, por pjesa ku supozohet se ndodhen mbetjet mortore të Ahmet Delisë nuk janë prekur. /shkrim nga Kajtaz Geci/

Image
Image

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz