Çfarë po bënte Trump kur Biden u zgjodh president?

Joe Biden është zgjedhur presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Donald Trump luante golf.
Menjëherë një reagim erdhi nga Biden për triumfin e tij i cili falënderoi amerikanët për mbështetjen që i dhanë.
Festime spontane shpërthyen në qytetet e mëdha, por Trump refuzoi të pranonte shpalljen, duke pretenduar se Biden po përpiqej të ‘paraqitej në mënyrë të gabuar’ si fituesi.
Stafi i Trump në një deklaratë të dhënë u shprehën se Biden ka vjedhur votat dhe do e ndjekin në rrugë ligjore këtë proces.
Të shtunën në mëngjes Trump shkroi në Tëitter se mbështetësit e tij janë ndaluar të vëzhgojnë numërimin e votave në disa nga shtetet kryesore pavarësisht se bërtasin ‘ndalo numërimin!’ dhe se zyrtarët kishin ‘mbuluar dritaret’ për të bllokuar pamjet e tyre dhe për t’i ndaluar ata të mbikëqyrnin procesin.

Lexo edheBill Clinton reagon pas fitores së Biden në zgjedhjet presidenciale
Ai premtoi gjithashtu një konferencë ‘të madhe’ për shtyp në Filadelfia, ku vazhdon numërimi i votave, ku ai tha se avokatët e tij do të ishin të pranishëm, më pas u pa që po dilte nga Shtëpia e Bardhë me veshje të rastësishme.
Ndërsa ishte në makinë, ai shkroi në Twitter një lidhje me një histori të Breitbart rreth një ‘gabimi’ në softuerin e numërimit të votave.
Ai u pa duke mbërritur në klubin e tij të golfit në Sterling, Virginia, pak më vonë.















