back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeÇfarë i ndodhi 16-vjeçares në Reçak? Flasin babai dhe dëshmitari që e...

Çfarë i ndodhi 16-vjeçares në Reçak? Flasin babai dhe dëshmitari që e gjeti vajzën pak para vdekjes

Të ngjajshme

- Advertisement -

Erona Bajrami, 16-vjeçare, nga fshati Reçak i komunës së Shtimes, u gjet e vdekur mbrëmjen e 19 marsit në oborrin e një ndërtese në Shtime. Vdekja e saj vazhdon të mbetet misterioze. Gazeta Express pasditen e së martës ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Babi i saj thotë se nuk i di arsyet e vdekjes së vajzës. Ndërkaq, Policia për këtë rast thonë se ende nuk ka ndonjë person të dyshuar. Erona e njomë do të varroset sot në varrezat e fshatit në Reçak.

Familja e priti për ta ngrënë darkën. Por pjata mbeti e zbrazët në vendin ku zakonisht ulej Erona Bajrami, 16 vjeçe nga fshati Reçak i komunës së Shtimes. Ajo u gjet e vdekur në mbrëmjen e 19 marsit në një hapësirë të një objekti banesor në qytetin e Shtimes.

Erona Bajrami, si çdo ditë tjetër të javës, edhe të martën ishte nisur për në shkollë. 16-vjeçja kishte nisur mësimin në shkollën e mesme “Naim Frashëri”, të komunës së Shtimes. Në shkollë kishte qëndruar deri në orën e tretë të procesit mësimor. Pas orës së tretë Erona u largua e vetme nga klasa, duke e lënë edhe çantën në karrigen ku ajo ulej.

Njoftimi për vdekjen e Eronës

Por ajo nuk u kthye më në klasën e saj. Kishin qenë shoqet e bankës ato të cilat kanë shprehur shqetësime për vonesën e Eronës për t’u kthyer në klasë. Ato e kanë njoftuar drejtorinë e kjo e fundit prindin e Eronës. Pas disa orëve kërkim ajo u gjet e shtrirë në hapësirat e një objekti banesor, disa orë pas zhdukjes.

Gazeta Express, të martën, ka qëndruar në shtëpinë e viktimës ku babai i saj ka treguar detaje rreth këtij rasti.

Babai i Erones tregon ngjarjen

Babai i së ndjerës, Ademi, ka deklaruar se vajza e tij Erona, dje rreth orës 13:00, kishte dalë nga shtëpia për të mos u kthyer më. Ai thotë se atij Erona nuk i ka shprehur asnjë shqetësim për ndonjë brengë apo diçka tjetër.

“Erona nuk ka pas kurrfarë shqetësimi. Me mu ka qenë shumë e lidhur. Asnjë fjalë, asnjë brengë nuk e ka pas me mu. Unë te ajo nuk kam mundur që ta shoh asnjë lloj brenge. Çdoherë ka ardhur e rregullt në shtëpi. Eronën për herë të fundit e kam pa dje rreth orës 13:00. Për momentin nuk di asgjë se përse më ka vdekur vajza. Po e presim raportin e Policisë”, thotë babai i 16-vjeçares.

Tutje, ai shpjegon se në trupin e së bijës nuk kishte parë ndonjë gërvishtje apo shenja dhune.

“Kjo është shumë e rëndë për neve si familje. Unë e kam pa vajzën të vdekur. Nuk kam vërejtë asnjë shenjë dhune në trupin e saj, as shenja, as gërvishtje, as gjakderdhje”, rrëfen babai i Eronës së ndjerë.

Vendi ku u gjet Erona

Express sot gjatë ditës ka biseduar edhe me të vetmin dëshmitar që e kishte gjetur Eronën e shtrirë në hapësirat e një objekti banesor në qytetin e Shtimes. Roja i objektit banesor, Rizah Islami, ka thënë se vajzën e ka gjetur të shtrirë dhe me shenja jete në oborrin e objektit rreth orës 19:30 të mbrëmjes që lamë pas.

Dëshmitari që e gjeti Eronen në momentin kritik

Ai thotë se nuk ka vërejtur shenja dhune në trupin e së ndjerës. Por ai e thotë një detaj tjetër, shpjegon se pantallonat e së ndjerës kishin qenë të shqyer në pjesën e poshtme të trupit.

“Unë kam qenë në barakë. E pashë një dritë në banesë lart. Kur jom dalë unë drita është nal. Tu qëndru te barakat e kam ndi një krismë. Kur dola e pashë atë femrën në qosh të banesës. Kur dola e pashë që dëneste. Me prek nuk e kam prekë, e kam thirrë policinë. Pastaj ka ardhë ndihma e shpejtë dhe e ka marrë. Vajza sa kam pa unë nuk ka pas gjakë në fytyrë, ka pas shkumë në gojë. Vajzën e kanë marrë e kanë vendos në ambulancë, e kam pa se ajo cika i kish pas farmerkat e shqyera. Policia e kanë shiku krejt objektin. Nuk kanë gjetë asgjë hiç”, ka thënë roja i objektit ku u gjet tashmë e ndjera Erona Bajrami.

Familja hap të pamen

E për këtë rast, Policia rajonale nga rajoni i Ferizajt po thotë se janë duke i vazhduar hetimet. Majori Basri Shabani i tha të martën Gazetës se ende nuk dihen shkaqet e kësaj vdekjeje. Rasti po cilësohet si i dyshimtë. /GazetaExpress/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/cfare-i-ndodhi-16-vjecares-ne-recak-flet-deshmitari-qe-e-gjeti-vajzen-pak-para-vdekjes-513911/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz