back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti bën hajgare me popull: S'e kemi prioritet liberalizimin e vizave

Albin Kurti bën hajgare me popull: S’e kemi prioritet liberalizimin e vizave

Të ngjajshme

- Advertisement -

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet për Demarkacionin, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është prioritet i qytetarëve të Kosovës

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, derisa tha se qytetarët e Kosovës nuk e kanë prioritet liberalizimin e vizave, raporton Express.

“Liberalizimi i vizave nuk është prioritet i qytetarëve të Kosovës, por i Qeverisë për qytetarët”, tha Kurti, duke shtuar se kosovarët duan drejtësi dhe mirëqenie në vend.

Ai u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit, të mos votojnë për ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje, duke thënë se seanca e sotme është pengim i drejtësisë.

Ndërkohë, seanca për Demarkacionin është duke vazhduar dhe deputetët po diskutojnë për këtë çështje para se të vihet në votim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz