BallinaLajmeÇfarë është sëmundja e ‘etheve të minjve’ dhe si mund ta parandalojmë?

Çfarë është sëmundja e ‘etheve të minjve’ dhe si mund ta parandalojmë?

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Sëmundja e etheve të minjve është një virus që përhapet përmes ushqimit të prekur nga brejtësit e kontaminuar.Kjo sëmundje ka një rrezikshmëri të lartë vdekjeje duke kaluar mbi 60%. Simptomat e para janë temperaturë e lartë dhe ethe, prandaj edhe në gjuhë të thjeshtuar quhet “ethet e minjve”.

Kjo sëmundje prek organet jetësore, si veshka, mushkëria e mëlçia duke çuar në mos funksionimin e tyre. Por krahas kujdesit nga bluzat e bardha, mjekët këshillojnë që qytetarët të shtojnë kujdesin ndaj ushqimeve bimore dhe shtazore që ata konsumojnë.

Kjo pasi sëmundja nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por përgjithësisht përmes ushqimit të kontaminuar, i rënë në kontakt me minjtë e infektuar me këtë virus.

Për të evituar përhapjen e kësaj sëmundje, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka shpërndarë dhe disa masa parandaluese, siç është kontrolli i ushqimeve, përpunimi termik i produkteve ushqimore, larja e duarve me ujë dhe sapun si dhe të pastrohen frutat e pyllit.

Masat parandaluese
Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.
Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë
Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar
Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos të konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar
Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve
Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies
Mos hidhni mbeturina kudo
Të bëhet klorimi i ujit të pijes
Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve
Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuar nga ekskretet e brejtësve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz