10:00
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhje. Në rend dite janë: Projekt-propozimi i buxhetit për vitin fiskal 2020 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2021-2022; Rishqyrtimi i Rregullores për taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale etj. (Kuvendi i Komunës, Gjilan)
10:00
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e rregullt, e nënta për vitin 2019. (Kuvendi i Komunës, Rahovec)
11:00
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe drejtori për Mirëqenie Sociale, Dren Kukaj, do të prezantojnë projektin “Banimi i përballueshëm”. (Komuna e Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Ekipi i Kombeve te Bashkuara promovon fjalorin më voluminoz online shqip-serbisht/serbisht-shqip. (Biblioteka “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Partia “Fjala” mban tubim zgjedhor në Pejë. (Para “Hotel Dukagjini”, Pejë)
11:30
Policia e Kosovës organizon konferencën me temën “Ngritja e sigurisë në trafik dhe shënimi i Ditës Evropiane pa Viktima në Rrugë”. (ShML “28 Nëntori”, Prishtinë)
12:00
Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Zgjedhjet parlamentare 2019”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
12:00 – 18:00
Lëvizja Vetëvendosje mban këto tubime elektorale:
Agjenda:
12:00 – Istog, Shtëpia e Kulturës ”Adem Jashari”
18:00 – Artanë, Salla e Sportit në Llabjan
18:00 – Ferizaj, Salla e Sportit ”Bill Clinton”.
13:00
Ambasada e Francës, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Goethe Zentrum organizojnë aktivitetin “Një lojë shpëtimi” me nxënës të disa shkollave në Prishtinë për të festuar Ditën Evropiane të Gjuhëve. (Goethe Zentrum, Pejton)
13:30
Filarmonia e Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me koncertin e hapjes së sezonit 2019/2020. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.















