Komuna Skenderaj, ka organizuar një ceremoni zyrtare, me rastin e pensionimit të mësimëdhënësit, dhe Drejtorit të Bibliotekës të qytetit të Skenderajt Musa Derguti, i cili njëherësh ishte edhe Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Derguti nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja, ishte njëri shembull si mësimdhënës, Drejtor Shkolle dhe si luftëtar.
Me rastin e datëlindjes dhe pensionimit, Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, falënderoi Mësimëdhënësin për punën dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë këto vite.
“Më vjen keq që tani po përfundon punën tënde, më kënaqësi do të punoja me ty edhe shumë vite të tjera, je një mësues më respektin më të madh që kam për punën dhe kontributin, andaj të uroj shëndet dhe suksese në jetë” , theksoi Jashari, gjatë kësaj ceremonie.
Kryetari Jashari e nderoi me mirënjohje dhe dekorata. Po ashtu me nga një dhuratë nderuan edhe nënkryetari, z.Nuredin Lushtaku si dhe të gjithë kolegët e arsimit , dhe shumë shokë e dashamirë e uruan me nga një dhuratë, duke i uruar kolegut të tyre shëndet në jetë.








