Çeki, nis peticioni për tërheqjen e njohjes të pavarësisë së Kosovës
03

Lexo edheKujt prej veteranëve iu dha banesa e kujt iu refuzua, publikohet lista (Dokument)

Në Republikën e Çekisë sot ka nisur nënshkrimi i një peticioni, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Në Pragë, qytetarët tashmë kanë nisur të japin nënshkrimet, shkruan Vecernji Novosti, përcjell Klan Kosova.
Pos peticionit, më 17 shkurt – në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Pragë do të organizohet një protestë për të njëjtin qëllim.

Lexo edheKujt prej veteranëve iu dha banesa e kujt iu refuzua, publikohet lista (Dokument)
Ndër nënshkruesit e parë të peticionit ka qenë, Jan Kavan, ish ministër i Jashtëm, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Iniciuesit e peticionit i kanë bërë ftesë edhe presidentit Milos Zeman që ta nënshkruajë atë.