Analisti, Blerim Canaj ka folur për diskursin politik dhe ndikimin në opinionin publik, veçanërisht te diaspora.
Ai u ndal te përdorimi i termit “Albin Baba”, duke e krahasuar atë me krijimin e kultit të liderit në periudha historike.
“Kur e dëgjoj unë këtë farë “Albin Baba” që e përmendin mua m kujton vitet e 30 fundin e viteve 30 kur është ndërtuar kulti i babës në mënyrë që ithtarët e qatij babës pastaj ta ndjejnë veten si familje dhe sulmi ndaj babës është sulm ndaj familjes”, tha Canaj.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka shfrytëzuar në mënyrë të suksesshme një hendek komunikimi me diasporën.
“Lëvizja Vetëvendosje e ka shfrytëzuar jashtëzakonisht mirë këtë hendek… Kanë ndërtu perceptim pastaj te diaspora që këtu është shkatërruar gjithçka që këtu hajnia dhe korrupsioni lulëzon… e kanë përdorur emocionin për shkak se emocionalisht diaspora është shumë e ndjeshme në raport me vendin”, tha Canaj.