Caktohet gjyqtari për superndeshjen PSG-Barcelona
dp

Lexo edheLuis Enrique: Ousmane Dembélé ishte në shkollën më të mirë të futbollit te Barcelona

Është caktuar gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në superndeshjen e së martës në Champions League mes PSG-së dhe Barcelonës.
Dhe ai është anglezi, Michael Oliver të cilit ia besoi UEFA këtë ndeshje të madhe.

Ai do të bashkohet nga gjyqtarët Stuart Burt, James Mainwaring, Robert Jones si dhe Marco Di Bello dhe Daniele Chiffi në dhomën VAR.

Lexo edheLuis Enrique: Ousmane Dembélé ishte në shkollën më të mirë të futbollit te Barcelona
Oliver, ka ndarë drejtësinë në shumë ndeshje të mëdha si dhe po ashtu në Prishtinë, në ndeshjen finale të play-offit në Botëror mes Kosovës dhe Turqisë.
Ndeshja luhet në “Parc des Princes”, të martën në orën 21:00./IndeksOnline/