BallinaLajmeCaktimi i seancës, obligim ekskluziv i Adem Mikullovcit

Caktimi i seancës, obligim ekskluziv i Adem Mikullovcit

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Sekretari i Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi ka deklaruar se kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, është përgjegjës për thirrjen e seancës së ardhme rreth konsituimit të Kuvendit. Ky reagim i Krasniqit vjen pas deklaratave të kryesuesit Adem Mikullovci, i cili sot tha se seanca do të thirret në momentin kur atë ta njoftojë Sekretariati i Kuvendit se ndonjëra nga partitë ka arritur t’i bëjë numrat.

“Kurdo që kryesuesi të njofton për seancë ne përgatitemi. Është detyrë e kryesuesit që ta thërrasë seancën”, deklaroi Krasniqi për Express.

Ndërkohë, kryesuesi, deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga radhët e VV’së, Adem Mikullovci, ka deklaruar për Telegrafin se seanca do të thirret në momentin kur atë e njofton Sekretariati i Kuvendit se ndonjëra nga partitë ka arritur t’i bëjë numrat.

“Nuk ka seancë deri sa të më thërret sekretariati i Kuvendit e të thotë caktoje seancën se PAN-i i ka bërë numrat ose ndonjë koalicion tjetër. Unë nuk jam i sigurt kur mundet me pas seancë”, ka thënë Mikullovci. Ai ka theksuar se deri më tash të gjitha seancat që janë mbajtur, i ka thirr në koordinim me partinë e tij VV dhe koalicionin LAA.

“Asnjë seancë nuk e kam thirr në krye veti, gjithmonë duke u marrë vesh me zyrën e kuvendit me partinë time VV dhe koalicionin LAA, gjithmonë në koordinim me ta përpos mbledhjes së fundit që kam caktuar më 24 gusht e që këtë e kërkoi PAN-i”, tha Mikullovci.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u organizuan më 11 qershor. Përmes votës, qytetarët zgjodhën 120 deputetët e përbërjes së re të Kuvendit. Megjithatë, Kuvendi mbeti i pakonstituuar, pavarësisht se seanca inauguruese ka nisur që nga 3 gushti.

Pa konstituimin e Kuvendit, nuk mund të bëhen hapat tjerë kushtetues e ligjorë për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz