Cakolli: Gazetaria politike nuk duhet të jetë rehati për pushtetin
dp

Lexo edheAbdixhiku me Osmanin në Stanoc të Vushtrisë: Po ndiejmë frymë të re, po mbështetet një rrugë tjeter për Kosovën

Përmes një postimi publik, Cakolli tha se një intervistë serioze me Kryeministrin duhet të jetë standard bazë i gazetarisë dhe jo përjashtim. Ai theksoi se roli i gazetarit është të mbajë nivelin profesional, të insistojë në përgjigje dhe të sfidojë deklaratat e pushtetit, pa u shndërruar në zëdhënës të të intervistuarit.
“Kjo intervistë po na kujton sa shumë është ulë pragu i gazetarisë politike këto kohët e fundit”, u shpreh ai, duke kritikuar një pjesë të mediave ku, sipas tij, politikanët ndihen tepër komodë gjatë paraqitjeve televizive.
Sipas Cakollit, mungesa e pyetjeve këmbëngulëse dhe trajtimi i butë ndaj zyrtarëve publikë kanë ndikuar në dobësimin e standardeve të debatit politik dhe llogaridhënies publike në media.

Lexo edheAbdixhiku me Osmanin në Stanoc të Vushtrisë: Po ndiejmë frymë të re, po mbështetet një rrugë tjeter për Kosovën