BallinaLajmeCakaj merr vendim: Do të emërojë diplomatë kosovarë në shtetet që nuk...

Cakaj merr vendim: Do të emërojë diplomatë kosovarë në shtetet që nuk e njohin Kosovën

Të ngjajshme

“Vetëm mjekët të qëndrojnë”, Merz synon kthimin e 80 përqind të sirianëve në atdhe

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se shumica e sirianëve...

Gattuso: Për ne është njëjtë si Uellsi, si Bosnja

Gennaro Gattuso siguron se Italia “nuk sheh asnjë diferencë...

Jusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro

Rritja e çmimit të naftës e cila po prekë...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është kujdesur që Kosova të prezantohet me diplomatë përmes shtetit shqiptar edhe në vendet që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Reporteri.net mëson nga zyra e ministrit Cakaj se vendimi tashmë është marrë.

“Ministri Cakaj ka vendosur që në cdo vend që nuk e njeh Kosovën, të dërgoj diplomatë kosovarë si diplomatë të Shqipërisë”, i është thënë Reporteri.net nga zyra e ministrit të Jashtëm.

Ndërkohë, një gjë të tillë ministri Cakaj e ka përmendur edhe në emisionin “Opinion” të  Blendi Fevziut, ku ishte i ftuar mbrëmjen e sontme.

Ky vendim i ministrit që vjen nga Kosova i jep mundësinë vendit prej nga vjen Cakaj, Kosovës, një përfaqësim diplomatik edhe në vendet që nuk e njohin shtetit kosovar. Këtu hyjnë edhe shtetet anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Greqia, Qipro, Rumania e Slovakia.

Sidoqoftë, ky hap i përfaqësimit të diplomatëve kosovarë në këto shtete, do të mundësojë avancimin e shtetësisë së Kosovës, e cila ka mbetur në margjina të një hapësire të vogël veprimi.

Ndryshe, Kosova ka mbetur pa u anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, si INTERPOL e UNESCO, krejt për shkak të mosnjohjes së shtetësisë nga shumë vende dhe kontestimit të Serbisë që po instrumentalizohet me luftë diplomatike ndaj shtetit kosovar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz