Burim Meta me akuza politike: Kurti mori votat e Osmanit dhe më pas ndryshoi qëndrim
dp·

Burim Meta ka deklaruar se ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është “tradhtuar” nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
I ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7, Meta tha se Osmani ka luajtur rol kyç në ardhjen e Kurtit në pushtet në vitin 2021, kur ai nuk ishte pjesë e listës kandiduese.
“Presidentja Vjosë e ka bërë Kurtin kryeministër në vitin 2021, kur ai s’ka qenë pjesë aspak e listës kandiduese”, deklaroi Meta.
Ai kujtoi deklaratat pozitive që Kurti kishte bërë për Osmanin në kohën kur kërkohej mbështetja e elektoratit të saj, duke thënë se më pas raportet mes tyre ndryshuan.

Lexo edheKallas: Ne duhet të përshpejtojmë urgjentisht prodhimin e armëve
“Nga ajo që kemi presidenten më të mirë të shekullit, dhe në fund pas tri ditësh, katër ditësh, ndodhi e kundërta… dëshmojnë që Vjosa Osmani u tradhtua”, u shpreh ai. /Lajmi.net/