back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeBurgoset 'kopshtari' shqiptar në Britani, mesazhi ngushëllues i gjykatësit

Burgoset ‘kopshtari’ shqiptar në Britani, mesazhi ngushëllues i gjykatësit

Të ngjajshme

Krishtlindja tropikale e Rita Orës

Rita Ora ka zgjedhur të festojë Krishtlindjen në një...

Ka apo s’ka kolona?- Përditësohen të dhënat e fundit nga pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...

A do të kthehet dialogu strategjik me SHBA-të?

Prej gati katër muajsh Kosova e ka të pezulluar...

Aksident i rëndë në Veternik, vetura përplaset me anësoret e rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët...

Dalin pamjet – Për pak plas grushti në Big Brother

Një incident i tensionuar është regjistruar së fundmi brenda...
- Advertisement -

Një kopshtar me origjinë shqiptare i “i ngarkuar për kujdesin e një ferme kanabisi në Chester është burgosur për nëntë muaj.

Erjon Manari, 27 vjeç, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B, por zinxhiri i prodhimit ishte nga persona të tjerë më lart.

- Advertisement -

Oficerët e policisë kryen një bastisje në pronën ku jetonte i riu shqiptar më 19 korrik të këtij viti.

Ai u arrestua nga policia, duke deklaruar një emër të rremë si Andrij Nemcov.

Gjykata e Chester dëgjoi dje (të hënën, 1 tetor) se një korrje e vetme mund të prodhonte midis 6 dhe 18 kg kanabis me një vlerë në rrugë prej “shumë mijëra paundësh”.

Operacioni u përshkrua si “i sofistikuar”, ndërsa furnizimi me energji elektrike ishte bërë në atë mënyrë që kompania të mos e kuptonte që po shpenzohej aq shumë.

Gjykatësi Simon Berkson pranoi se roli i Manarit ishte i kufizuar, por tha se ky dënim ishte i përshtatshëm.

“Koha e shkurtër e kaluar në këtë vend është kthyer në një fatkeqësi për ju”, i tha ai të pandehurit.

Manari do të kalojë gjysmën e dënimit të tij në paraburgim dhe gjysmën tjetër në liri me kusht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz