Bulliqi: Heroizmi i familjes Jashari na solli lirinë që sot e gëzojmë
01
Lexo edheFrika nga bartja e viruseve bën që QKUK-së t’i ndalohet të pranojë donacion dyshek të përdorur
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka përkujtuar 19 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Përmes një statusi në Facebook, ai thotë se heroizmi i tyre dhe i gjithë dëshmorëve të tjerë na sollën lirinë që ne sot e gëzojmë.
Statusi:
Sot bëhen 19 vjet nga rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari me familje, familje kjo që ka dhënë aq shumë për vendin tonë, Kosovën.
Heroizmi juaj dhe i gjithë dëshmorëve të tjerë na sollën lirinë që ne sot e gëzojmë, andaj ne përulemi përjetësisht para jush sepse vepra juaj nuk vdes kurrë.
Lexo edheFrika nga bartja e viruseve bën që QKUK-së t’i ndalohet të pranojë donacion dyshek të përdorur
Lavdi!
Me Respekt
Sh.B.