BallinaLajmeBugaqku: Deputetët kanë afat 48 orë për të filluar seancën e radhës

Bugaqku: Deputetët kanë afat 48 orë për të filluar seancën e radhës

Të ngjajshme

Millie Mackintosh relaksohet në Spanjë pas divorcit

Influencerja britanike Millie Mackintosh po shijon disa ditë pushimi...

Haxhiu: Në seancë nuk janë deputetët e LDK, PDK, AAK dhe Listës Serbe

Në Kuvendin e Kosovës, pa praninë e partive opozitare,...

Arrihet marrëveshja, Rrahmani vazhdon kontratën me Napolin

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do të nënshkruajë kontratën...

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka folur për publikimin e plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me moskonstituimin e Kuvendit.

Ai tha se publikimi i vendimit është hap pozitiv pasi i jep qartësi deputetëve, por sipas tij, mbetet e paqartë se cilat janë pasojat ligjore nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30-ditor.“Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese është mirë që është publikuar sepse largon çdo paqartësi për deputetët, dhe tashmë dihet se çfarë përmban ai. Por ajo që mbetet e paqartë është fakti se çfarë pasoja prodhon në rast se deputetët nuk e konstituojnë Kuvendin brenda afatit 30-ditor. Mendoj se kemi mungesë të qartësisë dhe të pasojave juridike”, u shpreh Bugaqku.

Ai kujtoi se sipas aktgjykimit, i takon partisë së parë që të propozojë kandidaturën për kryeparlamentar, dhe nëse bllokohet procesi, atëherë ajo parti ka detyrim të ofrojë një zgjidhje apo një kandidat tjetër që siguron shumicën e votave.

Sa i përket seancës së radhës, Bugaqku tha se ajo duhet të mbahet brenda 48 orëve nga momenti i shpalljes së aktgjykimit.

“Që nga sot, seanca mund të mbahet sonte ose nesër, por jo më vonë se e mërkura”, deklaroi ai./teve1

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz