Brenda vilës luksoze të Trumpit në Karaibe (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump së fundmi ka nxjerrë në shitje një pronë të tij “Le Chateau Des Palmiers” e cila përveç një vile luksoze, ka edhe pesë hektarë tokë që gjendet në ishullin Saint Martin në Ishujt Karaibe, dhe atë me një çmim të majmë prej 28 milionë dollarë.
Pranë vilës kryesore gjendet edhe një shtëpi tjetër më e vogël, kurse që të dy shtëpitë posedojnë 11 dhoma gjumi.
Të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë, mund ta shqyrtojnë seriozisht mundësinë e blerjes së vilës brenda të cilës nuk mungon asgjë
Është diskutuar shumë rreth pasurisë së Donald Trump duke hamendësuar shifra të ndryshme, pasi duke qenë një pronar pasurish të paluajtshme, ai nuk ka një shifër të saktë në bankën e tij.
Por Donald Trump ka bërë një deklarim të pasurisë së tij duke zbardhuar pasurinë.

Lexo edheOfendon rëndë një familje myslimane, qanë pasi arrestohet nga frika e burgut (Foto)
Trump ka plotësuar një formular prej 104 faqesh ku deklaron fitimet vjetore dhe pasurinë totale.
Mësohet se vitin e shkuar Trump ka fituar plot 557 milionë dollarë dhe në total ka një pasuri prej 10 miliardë dollarësh, raporton Politico.
Trump ka fituar edhe disa milionë nga libri që publikoi vitin e shkuar, por për shkak se nuk ka një raport të saktë, e përshkroi në shumën “1 deri në 5 milionë dollarë”.
Trump është i vetmi në fushatën presidenciale që ka financuar fushatën me paratë e tij.














