Brazili po planifikon një ndeshje lamtumire për Neymarin
dp

Lexo edheNdodh në play-off! Lojtari e kapi gjyqtarin, por nuk e ndëshkoi me karton të kuq

Federata Braziliane e Futbollit po shqyrton mundësinë e organizimit të një ndeshjeje zyrtare lamtumire për Neymarin, pas vendimit të tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Brazilit.
Sipas raportimit të Globo Esporte, ende nuk është caktuar një datë për zhvillimin e kësaj sfide, pasi 34-vjeçari vazhdon të jetë aktiv në futbollin e klubeve. Megjithatë, drejtuesit e federatës kanë nisur diskutimet për t’i organizuar një ceremoni të denjë njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Brazilit.
Neymar i dha fund karrierës me fanellën verdhejeshile pas 130 paraqitjeve dhe 80 golave, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Brazilit.

Lexo edheNdodh në play-off! Lojtari e kapi gjyqtarin, por nuk e ndëshkoi me karton të kuq
Nëse planet realizohen, ndeshja e lamtumirës do të jetë një homazh për karrierën e jashtëzakonshme të sulmuesit, i cili për më shumë se një dekadë ishte figura kryesore e “Seleçaos”.