BallinaSportBotërori 2026 më ekskluzivi dhe i paarritshmi ndonjëherë: çmime shokuese, finalja prek...

Botërori 2026 më ekskluzivi dhe i paarritshmi ndonjëherë: çmime shokuese, finalja prek 11 mijë dollarë

Të ngjajshme

Ky ishte fjalimi motivues i Montellas para ndeshjes me Kosovën

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka motivuar lojtarët e...

Arrestohet burri në Vushtrri, dyshohet për sulm seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili...

140 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta

Me përfundimin e muajit mars, ka përfunduar edhe afati...

Një person humb jetën në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka...

Qytetarët: Rryma po na vjen shumë shtrenjtë, të ndërrohen matësit

Qytetarët janë ankuar se faturat e rrymës kohëve të...

Botërori 2026 pritet të jetë një event historik, me 48 ekipe kombëtare dhe mbi 100 ndeshje, i organizuar në 3 vende (SHBA, Kanada dhe Meksikë).

Megjithatë, përtej spektaklit në fushë, vëmendjen po e marrin çmimet e biletave, të cilat janë në nivele rekord.

Sipas të dhënave që qarkullojnë, për ta siguruar një vend në finalen e madhe, tifozët duhet të përballen me shifra që shkojnë nga 4.000 dollarë për kategoritë më të ulëta, deri në 10.800 – 11.000 dollarë për vendet më të mira, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe për fazat e tjera çmimet janë shumë të larta: për gjysmëfinalet variojnë nga 2.500 deri në 6.000 dollarë, ndërsa për çerekfinalet nga 1.500 deri në 3.500 dollarë.

Sa i përket fazës së grupeve, ekzistojnë bileta me çmime që nisin nga 60 – 70 dollarë, por bëhet fjalë për një numër shumë të kufizuar.

Në realitet, shumica e biletave shiten me çmime që lëvizin nga 150 deri në 500 dollarë.

Një rol kyç në këtë rritje të çmimeve luan sistemi i “dynamic pricing”, që e lejon ndryshimin e vazhdueshëm të çmimit në bazë të kërkesës.

Në disa raste, rritja mund të arrijë deri në 200% – 300%, duke i bërë biletat edhe më pak të përballueshme.

Situata ka sjellë reagime të shumta nga organizatat e konsumatorëve, të cilat kanë ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe për politika çmimesh të padrejta.

Interesi për turneun mbetet shumë i lartë, me miliona tifozë që synojnë ta ndjekin nga afër një nga Botërorët më të mëdhenj në histori.

Por, me këto çmime, për shumë prej tyre, prania në stadium rrezikon të mbetet vetëm një ëndërr. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz