Bota e futbollit në zi për Jesús de Miguel-in, mesazhi prekës i Messit: Nuk ka fjalë!

Vdekja tragjike e futbollistit spanjoll Jesús de Miguel ka tronditur botën e futbollit. Sulmuesi 30-vjeçar humbi jetën pas një përplasjeje të fortë me portierin e FC Andorra gjatë një ndeshjeje, ndërsa lajmi i hidhur ka shkaktuar reagime të shumta nga futbollistë, klube dhe personalitete të sportit.
Mes atyre që kanë shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta është edhe Lionel Messi. Ylli argjentinas i është bashkuar mesazheve të ngushëllimit për futbollistin spanjoll, familjen e tij dhe klubin ku ai aktivizohej, duke përcjellë një mesazh prekës: “Nuk ka fjalë”!

Humbja e Jesús de Miguel-it është veçanërisht e rëndë për shkak të rrethanave tragjike në të cilat ndodhi. Futbollisti humbi jetën duke bërë atë që donte më shumë, duke luajtur futboll. Një përplasje e fortë në fushën e lojës rezultoi fatale, duke i ndërprerë jetën në moshën vetëm 30-vjeçare.

Lexo edheYamal lë pas Mbappen, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar një valë solidariteti në Spanjë dhe më gjerë. Në shenjë respekti për futbollistin dhe familjen e tij, komuniteti i futbollit ka përcjellë mesazhe ngushëllimi, ndërsa dhimbja për humbjen e tij ka bashkuar emra të njohur të këtij sporti.
Edhe gjesti i Messit dëshmon tronditjen që ka shkaktuar kjo tragjedi në botën e futbollit, përtej rivaliteteve dhe kufijve sportivë.















