back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeBorxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim

Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim

Të ngjajshme

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Policia e Kosovës shpall në kërkim dillerin shqiptar

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dillerin shqiptar,...

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Muharremi: Pas 28 dhjetorit nuk do të ketë qeveri të Vetëvendosjes

Analisti Shenoll Muharremi përmes një postimi në llogarinë e...

Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU “Prishtina”, që përfshin sektorin amvisëror dhe bizneset e vogla e të mëdha në tetë komuna ku kjo kompani menaxhon furnizimin me ujë, ka arritur mbi 45 milionë euro. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një prononcim për Ekonomia Online.

Mjeku paralajmëroi qytetarët se nëse nuk i paguajnë faturat edhe 16 ditë, do të shkojnë të përmbaruesi apo do të shkyçen.

Sipas saj, rreth 40 milionë euro janë borxhe të sektorit familjar, ndërsa mbi 5 milionë euro u përkasin bizneseve të vogla dhe të mëdha.

 “Borxhi total i konsumatorëve si në sektorin e amvisërisë, po ashtu edhe të bizneseve të vogla dhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit, ujësjellës ky që menaxhon në 8 komuna në 40 për qind të territorit të Kosovës, është mbi 45 milionë euro. 40 milionë vazhdon të jetë borxhi i sektorit shtëpiak dhe mbi 5 milionë euro i sektorit të bizneseve të vogla dhe të mëdha”, tha ajo.

“Ne u kemi dhënë afat qytetarëve që t’i përmbushin obligimet e tyre financiare për shërbimet e ujit, sepse ky ujë që marrin në krojet e tyre nuk është ujë i natyrës, nuk është ujë që merret direkt nga Batllava, por merret nga Batllava, shkon në impiantin e trajtimit të ujit, trajtohet, kalon nëpër të gjitha proceset teknologjike për trajtim, që është një kosto shumë e lartë për kompaninë deri sa të vijë te konsumatori”, tha ajo.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se në rast të mosshlyerjes së obligimeve, kompania do të ndërmarrë masa ndëshkuese.

Ajo ka sqaruar se shkyçja nga shërbimet e furnizimit me ujë mund të ndodhë në rast se konsumatori ka dy fatura të papaguara e lart, pasi paraprakisht t’i jenë dërguar tri deri në pesë vërejtje.

Sipas saj, përveç shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit, rastet mund të procedohen edhe te përmbaruesi privat.

“Nga dita e sotme kanë 16 ditë afat që ta përmbyllin borxhin, por ka edhe lehtësira për konsumatorët që nuk kanë kushte ekonomike, sepse e kuptojmë situatën në vendin tonë. Ata mund të paguajnë 10 për qind të borxhit total dhe pjesën e mbetur ta programojnë prej 12 deri në 36 muaj pa ndonjë kamatë shtesë. Shkyçja nga shërbimet e furnizimit me ujë ndodh sepse dy fatura të papaguara e lart janë borxh. Ne mund ta shkyçim secilin konsumator nëse paraprakisht kemi dërguar 3 deri në 5 vërejtje, kështu që shkyçja nga shërbimet e furnizimit me ujë, si dhe dërgimi i lëndës te përmbaruesi privat”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz