“Bomba” nga Turqia, Jose Mourinho e dërgoi njeriun e tij në Stamboll për Vedat Muriqin
BILLI·
Vedat Muriqi ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të famshme në Evropë, pas paraqitjeve të mira me Fenerbahcen në Turqi.
Një ndër klubet më të interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar është Tottenham Hotspur.
Mediumet turke, në mëngjesin e së martës kanë raportuar se Jose Mourinho ka dërguar agjentin e ekipit londinez për të përcjellur Muriqn në ndeshjen kundër Genclerbirligit, ku ‘gjiganti’ kosovar shkëlqeu me dy gola të realizuar, transmeton Indeksonline.
25 vjeçari ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje me Fenerbahcen në kampionatë dhe kupë.
Lexo edhe“Bëmë baba, të të ngjaj”, Ronaldo merr lajmin e mirë nga djali i tij
Sipas raportimeve, ekipi turk nuk do të pranoj asnjë ofertë nën 20 milionë euro./Indeksonline/














