“Bëmë baba, të të ngjaj”, Ronaldo merr lajmin e mirë nga djali i tij
BILLI
Lexo edheFesta ekstravagante e Ruizit për ditëlindje, para rimeçit me Joshuan
“Nëse dëshiron që të bëhesh i madh, ndiq hapat e prindërve.”
Kjo shprehje duket se ka frymëzuar djalin e 5-herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, me Ronaldo Jr që ka fituar trofeun e parë të rëndësishëm individual.
Djali i madh i sulmuesit të Juventusit ka bërë krenar babanë e tij, teksa ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë në një turne të të rinjve në Itali. Ronaldo Jr shënoi tre herë për ekipin e Juventus U-9 që e ndihmoi për të fituar trofeun “Cavour”.

Lexo edheFesta ekstravagante e Ruizit për ditëlindje, para rimeçit me Joshuan
Para turneut, Cristiano Jr shënoi 58 gola në vetëm 28 ndeshje dhe dhuroi 18 asistime. Kjo ka rritur gjasat se do të kemi shumë shpejt një pasues të të atit edhe pse ish sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid ka pohuar se një gjë e tillë do të jetë tepër e vështirë.
