Bomba e mbrëmjes: Edon Zhegrova në Milan

Është pikërisht Milan, i cili ia ka vënë syrin 21 vjeçarit, Edon Zhegrovës, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës belge Genk.
Mediat italiane raportojnë se Milani është duke menduar ta transferojë anësorin e Kosovës, Edon Zhegrovën, për ta zëvendësuar turkun zhgënjyes Hakan Calhanoglun.
Milani e ka vënë në treg Calhanoglun, i cili ka zhgënjyer në fanellën kuqezi që prej transferimit nga Bayer Leverkuseni këtë sezon, skuadër me të cilën bëri emër, shkruan Gazeta Express.
Lexo edheZyrtare: Ekipi i Superligës së Kosovës transferon futbollistin serb!
Leipzig ka trokitur në derën e Milanit me një ofertë të ngritur në vlerë 20 milion euro për turkun, që sipas Calciomercatos dhe Sports Mediaset, do ta pranojë ofertën e gjermanëve për Calhanoglun. Shitja e turkut do ta detyrojë klubin nga Milano që ta gjejë një zëvendësues të tij.
Drejtori sportiv Leonardo e ka identifikuar yllin kosovar të Genkut, Edon Zhegrovën si zëvendësues ideal të turkut, sipas Sport Mediaset.














