BallinaSportBomba e Blaterit: Në Europë trukojnë shortin e turneve

Bomba e Blaterit: Në Europë trukojnë shortin e turneve

Të ngjajshme

Maimuna Memon: Pas “Olivier”, heshtja dhe realiteti i industrisë

Vitin e kaluar, Maimuna Memon po përjetonte kulmin e...

Vini i saktë nga penalltia, Reali në epërsi

Reali ka shënuar golin e epërsisë ndaj Manchester Cityt. Është...

Klinikat private shpërndajnë kanabis mjekesorë të fortë pa prova se funksionon

Ekspertët paralajmërojnë se kanabisi medicinal, i përshkruar për mijëra...

Skandalet që muajt e fundit kanë përfshirë FIFA-n nuk kanë ndërmend të mbyllen: pas akuzave për presidentin Xhani Infantino se ka fshirë regjistrimet protokollare të një mbledhjeje, është paraardhësi i tij Jozef Blater, ai që pranon vërtetësinë e dyshimeve për trukimet e shorteve në kompeticionet e rëndësishme zyrtare.

“E kam parë me sytë e mi”, pranon zvicerani në një intervistë lëshuar argjentinases “La Nacion”, e cila është marrë më pas nga zvicerania “Blick” dhe ka bërë jehonë të madhe. “Ka ndodhur në një kompeticion europian”. Ai që e ka trukuar shortin, ka qenë një funksionar italian sipas Blaterit, por ai nuk pranon të japë emra. Sigurisht që këto akuza, i drejtohen pikërisht Infantinos, ish-sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s.

“Është e mundur që të shënosh goglat e shortit që dëshiron të tërheqësh me procedurën e ngrohjes së tyre”. Ai pranon se ka asistuar kur janë bërë këto “magjira”, por këmbëngul se nuk ka marrë kurrë pjesë: “Jam totalisht i pastër”.

“S’jam shkarkuar”

Gjatë intervistës, Blater distancohet edhe nga akuzat për korrupsion në krye të FIFA-s, të njëjtat që kanë qenë edhe për paraardhësit e tij dhe ishsekretarin e Përgjithshëm, Zherom Valcke dhe Markus Katnerit. Që të tre, ata janë akuzuar se kanë përfituar bonuse deri në një total prej 80 milionë frangash zvicerane. Bonuse që sipas tij, kanë qenë totalisht ligjore dhe pa asnjë cenim të statutit të FIFA-s.

Në fund, ai e mbyll, duke thënë se nuk po merret me asgjë në këto momente dhe është duke shijuar pushimet. Ai thotë gjithashtu se nuk mund të bëjë dot asgjë tjetër në jetë, përveçse të drejtojë qeverinë botërore të futbollit dhe pranon se e ndien veten ende në krye të institucionit: “Nuk jam shkarkuar kurre”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz