Boksieri Florian Marku mbron titullin IBF
BILLI

Lexo edheFlorian Marku – Chris Jenkins, këtu mund ta shikoni meçin drejtpërdrejt

Boksieri Florian Marku arriti ta mbrojë titullin kampion bote IBF.
Marku sonte mposhti britanikun Chris Jenkins.
Vetëm katër raunde iu deshën Markut që të përfundonte këtë ndeshje duke nokautuar kundërshtarin.
Kujtojmë se ai mban titullin IBF Internacional në peshën e lehtë që nga shtatori 2021, njofton Klankosova.tv

Lexo edheFlorian Marku – Chris Jenkins, këtu mund ta shikoni meçin drejtpërdrejt
Marku bëri debutimin e tij profesional më 1 dhjetor 2018, duke shënuar një fitore në raundin e parë me nokaut teknik (TKO) kundër Nikola Janicievic në Beste Event Halle në Ulm, Gjermani.
Deri më tani në karrierën e tij Florian Marku, me ndeshjen e fundit, ka njëmbëdhjetë fitore dhe një barazim.