Boksierët kosovarë rrëmbejnë gjashtë medalje në Sarajevë
dp

Lexo edheTrabzonspori pranë “rrëmbimit” të Salahut, Besiktasi tërhiqet nga bisedimet

Kombëtarja e Kosovës në boks ka fituar gjashtë medalje në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahovic – Talijan”, i cili u mbajt këto ditë në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Boksieri Taulant Jakupi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 85 kilogramë, ndërsa Riad Isufi ka triumfuar me medalje të argjendtë në kategorinë deri në 55 kilogramë.
Medalje të bronzta për Kosovën fituan Bashkim Bajoku, Erdi Aliu, Ensar Badallaj dhe Flori Tarani.

Lexo edheTrabzonspori pranë “rrëmbimit” të Salahut, Besiktasi tërhiqet nga bisedimet
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Shefki Bogujevci, është shprehur “i kënaqur me paraqitjet e boksierëve, duke vlerësuar angazhimin, disiplinën dhe nivelin e treguar gjatë gjithë turneut”.