Bllokohet rruga Kaçanik – Hani i Elezit
dp·

Në orët e paditës ka ndodhur një rrëshqitje e pjesërishme e një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës.
“Me këtë rast, kanë pësuar lëndime 3 punëtorë, për të cilët Ministria e Infrastrukturës është informuar se kanë marrë lëndime të lehta, për të cilat Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ju dëshiron shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infaukturës
“Me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të bllokohet për një periudhë kohore prej 3 orëve” .
Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar.

Lexo edheGold AG reagon për mos lirimin e Sylejman Selimit: Mos u mërzit komandant, Zoti e sprovon robin që e do














