Bllokohet pika kufitare e Merdarës nga kolona. Duhet pritni 15 orë që të dilni nga Kosova
dp

Lexo edheArrestohen katër persona për grabitjen me armë si nëpër filma në një kazino të Gjilanit

Po vazhdojnë akoma kolonat e gjata të veturave në shumë pika kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Punëve të Brendshme të orës 17:25, thuhet se në Merdarë pritjet janë tejet të gjata.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufirit shkruan se në Merdarë qytetarët presin deri në 900 minuta për të dal nga Kosova.
Nëse kthehet në orë, i bije që në këtë pikë duhet të pritet 15 orë për të kaluar në territorin e Serbisë.
Lexo edheArrestohen katër persona për grabitjen me armë si nëpër filma në një kazino të Gjilanit
Derisa kolona në këtë pikëkalim kufitar është 1000 metra, apo 1 kilometër.
Pikë tjetër kufitare më e ngarkuar është edhe Vërmica me gjysmë ore pritje dhe Hani i Elezit.