back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeBllokohen në portin e Durrësit 5 mln euro të fshehura në një...

Bllokohen në portin e Durrësit 5 mln euro të fshehura në një “Toyota”

Të ngjajshme

Ekspo/ Arti në brumë – material dhe figurë

Galeria Kombëtare e Kosovës – Qafa, ditë me parë...

​SHBA: Autobusi me turistë del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në shtetin amerikan...

Imri Ahmeti prezanton kandidaten më të re për Asamble, 18-vjeçaren Fatbardha Hajdari

Kryetari i komunës së Lipjanit dhe kandidati për një...

Qëndron Kastrati kandidon sërish për të parin e Kamenicës

Qëndron Kastrati ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës...

BE: Çdo përjashtim i partive bie ndesh me parimet demokratike

Bashkimi Evropian ka reaguar pas procesit të certifikimit të...

Një sasi e madhe me euro është sekuestruar sot në portin e Durrësit.

Sipas burimeve policore bëhet fjalë për një sasi të madhe që shkon deri në 5 milionë euro. Shuma e deklaruar nga kontrollet e para ishte rreth 1.5 euro por pasi u bë numërimi i tyre rezultoi në një total prej 5 milionë eurosh.

Bëhet me dije se valuta po futej në territorin shqiptar, por është pikasur dhe sekuestruar nga policia.

Eurot me prerje 100-she ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” me targa AA 120SP.

Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Dyshohet se këto para vijnë nga Belgjika, nga aktiviteti kriminal dhe ishin të fshehura në një “Toyota Yaris”, por nuk ka ende njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Policia ka nisur hetimet mbi dokumentacionin e mjetit, ndërsa mësohet se kamioni me targa AA 120SP ishte në pronësi të shtetasit Edi Lika. (shih, ekstrakti i QKB-së)

Policia ka nisur hetimet mbi dokumentacionin e mjetit, ndërsa mësohet se kamioni Shuma marramendëse u zbulua në Portin e Durrësit pas sinjalizimit nga Interpol Italia se në një mjet transportoheshin mallra të paligjshme. Deri tani janë katër persona të shoqëruar. Trageti ku ishte makina ishte nisur nga porti i Ankonas.

Ndërkohë që shuma e saktë nuk dihet ende sepse numërimi vijon ende, paratë kanë rezultuar jo të falsifikuara, që ishte një nga dyshimet fillestare.

a.s/dita

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz