Bllokimi i pistës së Aeroportit të Tiranës, shkak mungesa e kripës
BILLI
Lexo edheJoe DioGuardi: Nëse Ali Ahmeti bën marrëveshje me Gruevskin do kuptojmë se ai nuk bën për çështjen kombëtare
Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Rinasit gjatë së enjtes për shkak të ndërprerjes së disa fluturimeve.
Mësohet se paralizimi i pistës ka ardhur për shkak se koncesionari i Rinasit nuk kishte marre furnizimin me kripe gjë që do pengonte bllokimin e saj nga dëbora dhe akulli, transmeton shqiptarja.com.
Aeroporti ka mbetur për 12 orë në kaos, ndërkohë që qytetarët janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë shpjegim për fatin e fluturimeve.
Lexo edheJoe DioGuardi: Nëse Ali Ahmeti bën marrëveshje me Gruevskin do kuptojmë se ai nuk bën për çështjen kombëtare
Disa prej tyre thanë se kompanitë ajrore dhe shoqëria koncesionare që menaxhon aeroportit fajësuan njëra tjetrën për situatën, duke shmangur përgjegjësitë e secilës palë. Orët e gjatë të pritjes u shoqëruan edhe me përplasje mes udhëtarëve në pritje e punonjësve të aeroportit.
Vetë kompania kineze që zotëron tashmë aeroportin e Rinasit ka njoftuar zyrtarisht anulimin e të paktën pesë fluturimeve.